Lajme

Kosova vendin e parë për papunësi në Ballkan, Serbia qëndron në fund të listës

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 02 June 2021

Kosova prin në nivelin më të lartë të papunësisë në Ballkanin Perëndimor.

E në krahasim me Bashkimin Evropian, papunësia e të rinjve në Ballkanin Perëndimor është dyfish më e lartë.

Sipas raportit sa i përket Kosovës, gjysma e të rinjve në vend janë të papunë. Apo thënë më saktësisht 49,1% e të rinjve nuk punojnë, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ndërsa menjëherë pas Kosovës vjen Bosnje dhe Hercegovina me 36,6%. Pastaj Mali i Zi me 36%.

Maqedonia e Veriut renditet e katërta me 35,7% të të rinjve që nuk punojnë.

Serbia dhe Shqipëria kanë një dallim shumë të vogël prej 0,01%.

E parafundit në këtë skemë del të jetë Serbia me vetëm 26.6% të të rinjve të papunë. Ndërsa Shqipëria është shteti që qëndron më së miri sa i përket të rinjve të punësuar me 26,5%./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera