Kosova vazhdon të ketë masa ndaj mallërave serbe, rriten çmimet
Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 04 August 2023
Masat ndaj mallrave serbe që vendosi Kosova, pas arrestimit të 3 policëve, janë duke vazhduar të jenë në fuqi, ndonëse më te lehta.
Edhe më tutje në Kosovë nuk mund të hyjnë produktet finale të prodhura në Serbi, por vetëm lënda e parë.
Përderisa në treg është raportuar për rritje të çmimeve në produkte të caktuara, sipas ekonomistëve, nuk bëhet fjalë për efektin e masave, por për keqpërdorime nga bizneset.
Madje sipas ekonomistit Nagip Skenderi qeveria asnjëherë nuk vendosi masa serioze për prodhimet serbe, gjë të cilën do duhej ta bënte.Ai shton se edhe masat e vendosura në kohën e tensioneve në veri, nuk janë zbatuar asnjëherë, meqë në treg gjendet edhe më tutje shumë produkte serbe.
Nagip Skenderi, ekonomist ka thënë se “Megjithatë këto nuk kanë pasur ndikim të madh në ekonominë e Kosovës, importi i mallrave serbe në Kosovë ka vazhduer edhe më tutje, edhe në të dhënat e ASK-së e të ministrisë, tregon se mbi 1 milionë kemi mallra të importuara nga Serbia, dhe trendi është në rritje. Asnjë ndalesë nuk është duke i ndalur, përkundrazi kemi ngritje të importit të Serbisë”.
E ekonomisti Erton Bega thotë se produktet serbe mund të zëvendesohen me produkte të shteteve të tjera, e forma më e mirë nuk është përmes vendimeve të qeverisë.
Erton Bega, ekonomist ka thënë se “Tregtia nuk mund të pengohet me masa qeveritare sepse këto masa pastaj përceptohen si kufizim i zhvillimit të ekonomisë së lirë, dhe qeveria mund të hasë probleme pastaj në procese të integrimeve evropiane sepse duket si palë destruktive në bashkëpunimin rajonal, vetëm qytetarët janë ata që mund të ndikonin përmes uljes së konsumimit dhe mos blerjes së këtyre produkteve që ato të mos importoheshin”.Në lidhje me ndikimin e masave dhe se deri kur do jenë në fuqi, nuk kanë kthyer përgjigje nga Qeveria e nga Ministria e Tregtisë.
Serbia, ndër vite ka rritur sasinë e eksporteve në drejtim të Kosovës, derisa sipas ekonomistëve Kosova duhet të fokusohet që të shtojë bashkëpunimin me shtete e rajonit si Shqipëria e Maqedonia e veriut, për importimin e produkteve./dukagjini
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...