Lajme

Kosova uron Merkelin për formimin e qeverisë gjemane

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 04 March 2018

Socialdemokratët e qendrës së majtë gjermane (SPD) kanë rënë dakord të formojnë një koalicion të madh me partinë e kancelares Angela Merkel, CDU, pas disa muaj pasigurie politike.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar kancelaren Merkel dhe partnerin e saj të koalicionit për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Koalicionin që i mundëson kancelares Merkel formimin e qeverisë së katërt me radhë, Hoxhaj e quajti lajm të mirë për Gjermaninë, BE’në dhe Ballkanin Perëndimor.

-Advertisement-

Këto komente Hoxhaj i bëri përmes llogarisë në Twitter.

Votimi pro nga 460,000 anëtarë të partisë i jep fund bllokimit politik në vend që prej zgjedhjeve të shtatorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera