Kosova udhëheq fushatën “Për një botë më të pastër”
Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 21 September 2019
Kosova sot udhëheq me fushatën e pastrimit global, e cila organizohet në 157 shtete. Për të nisur këtë ditë, udhëheqësit e aktiviteteve të pastrimit, dhe personat përgjegjës për ambientin në Kosovë, kanë marrë pjesë në një aksion në qendër të kryeqytetit, në pastrimin e një deponie. Nga aty, kanë bërë thirrje për vetëdijesim qytetar dhe angazhim më të madh institucional në mënyrë që qytetarët të jetojnë në një ambient të pastër.
Aksion pastrimi ka pasur edhe në qendër të Prishtinës sot, pranë stadiumit “Fadil Vokrri”. Drejtori i “Let’s do it Kosova” Luan Hasanaj kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të ushtrojnë ndikimin e tyre për një ambient më të pastër.
Hasanaj: Persona të cilët po i krijojnë këto deponi ilegale – të ndalohen
“Jemi në qendër të Prishtinës, për fatin e keq, një lokacion i mbushur me mbeturina, dhe po dua të ndalem në shkakun pse kjo po ndodh. Jemi lodhur duke fajësuar qytetarët, institucionet dhe duke mos ndërmarrë veprime. Ajo çfarë po dua të them unë është që kjo deponi, e cila sot po pastrohet në këtë lokacion është e krijuar prej një komuniteti të taksistëve, të cilët po ofrojnë shërbime të bartjes së mbeturinave në Prishtinë dhe të gjitha komunat e Kosovës pothuajse, dhe është e pakuptueshme se si institucionet nuk fillojnë t’i ndalojnë këta njerëz, sepse këta janë kryesorët që ne po krijojmë qindra, e besa edhe mijëra deponi në Kosovë. Sot dua ta shfrytëzoj këtë rast që t’i bëj apel të gjitha institucioneve që ta përdorin ndikimin dhe autoritetin e tyre të institucionet e tjera përgjegjëse, dhe këta persona të cilët po i krijojnë këto deponi ilegale të ndalohen, sepse nuk e di a kanë kuptim mà « aksione të tilla”, tha ai.
Ai kujtoi vitin e kaluar, ku tha se për tre muaj kanë pastruar rreth 1 mijë deponi ilegale dhe të njëjtat pas një kohe janë kthyer, meqë sipas tij, nuk janë ndërmarrë veprime që të parandalohen grupe të organizuara, të cilat bëjnë ndotje të mjedisit.
Ndërsa ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se fakti që Kosova sot është në qendër të botës duke udhëhequr fushatën e pastrimit që organizohet në 157 vende të botës, tregon që është në rrugë të drejtë për të jetuar në një ambient të pastër.
Matoshi: Kosova në rrugë të drejtë për të jetuar në ambient të pastër
“Lufta kundër mbeturinave nuk është vetëm në Kosovë, është në mbarë botën, ne nuk bëjmë përjashtim si vend, ne përveç që i bashkohemi asaj sot edhe udhëheqim këtë fushatë që gjithsesi është një tregues i mirë se vendi ynë ka hyrë në një rrugë të drejtë për të jetuar në një ambient të pastër. Paramendoni në mbi 150 vende të botës sot organizohen fushata të tilla, në secilën prej tyre në mos më tepër, në lajmet qendrore të tyre, do të raportohet se kjo fushatë po menaxhohet nga Prishtina, po menaxhohet nga Kosova dhe ky është një lajm i mirë”, tha ai.
E drejtoresha e Shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, Medina Braha tha se duhet të rritet vetëdijesimi qytetar për ruajtjen e një ambienti të pastër.
Braha: Qytetarët të vetëdijesohen për rëndësinë e ambientit të pastër
“Çka është e rëndësishme është të vetëdijesohemi si qytetarë që mbeturinat nuk janë vetëm të këqija si pamje, por dëmi i tyre më i madh është për shëndetin tonë, duke filluar prej kontaminimeve të ndryshme që mund të ndodhin nga ato. Luani e përmendi edhe një komunitet të traktoristëve, të cilët po na shkaktojnë shumicën e këtyre deponive ilegale, unë do t’i bëja thirrje qytetarëve që për këtë shërbim të tillë të orientohen më shumë të kompania ‘Pastrimi’, sepse ajo e ka shërbimin që vjen dhe mbledh mbeturinat inerte ose të vëllimshme, kudo që qytetari e thirr, nëse bëhet ndonjë rinovim ose diçka e tillë. Përveç asaj, ne kemi shpeshtuar mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme pa pagesë, nga dy herë në vit tani në gjashtë herë, dhe shpresojmë ta rrisim në të ardhmen”, tha ajo.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, mbi 157 shtete të ndryshme të botës do të raportojnë në Qendrën e “Let’s do it” në Kosovë, për aktivitetet që organizojnë në shtetin e tyre. Aktivitetet e Ditës së Pastrimit të Botës pasqyrohen sot përmes një transmetimi drejtpërdrejt 24 orë në rrjetet sociale dhe në Radiotelevizionin Publik të Kosovës.
Të tjera
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...