Sport

Kosova U19 shënon fitore ndaj Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 18 November 2023

Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj kombëtares së Ukrainës U19.

Paraqitje impresive ka treguar futbollisti i Llapit, Elvir Gashijani i cili shënoi dy gola dhe dha një asistim në këtë përballje.

Ndërsa Eliot Bujupi edhe Elmedin Rama ishin golashënuesit e tjerë për Kosovën.

-Advertisement-

Kjo është fitorja e parë e Kosovës në kualifikime pas barazimit me Sllovakinë U19.

Aktualisht Kosova renditet në vendin e parë me katër pikë, kurse Ukraina gjendet në poziten e dytë me tre pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera