Sport

Kosova U16 pëson humbje pasi Ishujt Faroe shkelin rregullat e turneut

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 14 April 2018

Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të Turneut Zhvillimor që po mbahet në Irlandën e Veriut, nën përkujdesjen e UEFA-s, shkruan infokusi.

Kësaj radhe të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit u ballafaquan me skuadrën e Ishujve Faroe dhe ndeshja u mbyll me rezultat 3:4. Vashat tona patën një paraqitje shumë të mirë dhe pjesën e parë e mbyllën me epërsi 3:1. Megjithatë, në pjesën e dytë skuadra rivale i shkeli rregullat e turneut, duke mos i kryer zëvendësimet dhe duke i lënë në lojë lojtaret kryesore, derisa në anën tjetër skuadra jonë ashtu sipas rregullave u dha mundësi për lojë të gjitha lojtareve, gjë e cila në fund ndikoi në përmbysjen e rezultatit nga Ishujt Faroe, që e fitoi ndeshjen 3:4.

LEXO EDHE: Superliga vazhdon sot me tri ndeshje

-Advertisement-

Pas ndeshjes ekipi ynë paraqiti ankesë në organizatorët e turneut dhe në delegatin e UEFA-s, të cilë me këtë rast e pranuan se Ishujt Faroe bën shkeljen e rregullores, por në fund rezultati i ndeshjes mbeti i pandryshuar.  Sidoqoftë, delegati i UEFA-s do të raportojë në UEFA rreth kësaj shkelje të rregullores nga Ishujt Faroe. Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kosova do ta zhvillojë të dielën kundër Luksemburgut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera