Kosova – Suedia, ky është rezultati final

Autori: E.M
20:30 | 23 January 2019
Duket se fitorja e thellë kundër San Marinos dhe dëshira e madhe për të fituar nga Suedia, e cila edhe pse dje humbi nga Qiproja llogaritet si favorite e grupit, i dogji futbollistët e rinj të Kosovës të cilët dorën në zemër ka pak muaj që janë formuar si ekip.
Në radhët e ekipit të Kosovës ndjehej edhe lodhja nga ndeshja e djeshme ku luajtën me mish e me shpirt, prandaj suedezët treguan se kanë mjaft përgatitje fizike dhe përvojë, ndaj edhe shënuan fitore bindëse me rezultat 6:1.
Futbollistët e Suedisë kaluan në epërsi pas dy minutave lojë përmes Naslundit, ndërkaq në minutën e 5-të Milovanoviç shënoi për 2:0 dhe i njëjti shënoi edhe në minutën e 15-të duke përmbyllur pjesën e parë me rezultat 3:0.
Edhe pjesa e dytë nuk solli freski të ekipi kombëtar U19, kështu që në minutën e 21-të ngriti epërsinë në 4:0 Veselinoviç, i cili shënoi edhe dy herë tjera në minutën 29-të dhe 36-të nga penalltia pasi Kosova kishte shkaktuar pesë faulle.
Futbollistët tanë më kot u orvatën që të bëjnë diçka më shumë, ndërsa golin e nderit e shënoi Liridon Lahu dhe kështu ndeshja u përmbyllë me rezultat 6:1 për Suedinë.
Skuadrat nesër e kanë ditë pushimi, ndërsa të premten Kosova do të zhvillojë ndeshjen e fundit kundër Qipros, e cila sonte takohet me San Marinon.
Ndeshja zhvillohet prej orës 16.00.
Suad Keçi, përzgjedhës
“Unë prej fillimit kam thënë se Suedia është favorite e grupit. Humbja e saj nga Qiproja me sa duket ishte një dobësi e rastit. Kam thënë se ne veç sa jemi formuar, ndaj e di që na mungojnë përgatitjet, forca fizike e ekipit dhe përvoja e futbollistëve të rinj. Me gjasë edhe fitorja e thellë ndaj San Marinos dhe dëshira e madhe e këtyre djemve bëri që në momente nuk arritën të japin më të mirën. Por, unë besoj se me punë mund të arrijmë më shumë dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen e tretë kundër Qipros që të japim maksimumin tonë. Çdo gjë mbetet të shihet të premten”.
Kosova – Suedia 1:6 (0:3)
Pallati Multivendi sport Domus- Sarravalle
Shikues: disa qindra
Gjyqtarë: J. Kresta, I. Purnish e O. Soykan.
Shënues: Lahu(38) për Kosovën e Naslund(2), Milovanoviç(5, 15) e Veselinoviç(21, 29 e 36) për Suedinë.
Kosova:Gllareva, Haliti, Thaçi, Dragusha, e Maxharraj: Dhe Avidja, Berbatovci, Beqiri, Lahu, Lleshaj, Mataj e Aliu.
Suedia: Jakobsson, Diaz, Milovanoviç, Veselinoviç e Sulejmanoviç.:dhe Rohman, Larsve, Berisha, Naslund, Eriksson, Lackell e Miljanoviç.

Të tjera
-
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, ka bërë të ditur...
-
Erion Veliaj: Prokurori më fyeu dhe kërcënoi në gjyq, ftoj gjykatën të bëjë publike audion e seancës
Pasi publikoi një dokument që pasqyronte debatet me prokurorin Ols Dado gjatë...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta në orët ...
-
Guerot: Kosova ta prioritizojë koordinimin dhe dialogun për hir të shtetit dhe gjithë kontinentit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se lufta për lirinë e Ukr...
-
Si votoi Ballkani Perëndimor në OKB për rezolutën në mbështetje të Ukrainës?
Vota e sotme në OKB për rezolutën në mbështetje të Ukrainës pasqyron qartë nd...
-
5 mijë e 600 dollapë të rinj për nxënësit e nëntë shkollave fillore në Prishtinë
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka vizit...
-
Termokos: Lagja Kalabria sonte do të jetë pa ngrohje
Termokos njofton se lagjja Kalabria në Prishtinë sonte do të jetë pa ngrohje....
-
Presidentja Osmani në trevjetorin e agresionit rus: Lufta e Ukrainës është luftë e jona
Në trevjetorin e agresionit rus në Ukrainë, presidentja e vendit Vjosa Osmani...
-
Reagon edhe UNMIK për mbylljen e qendrave sociale në Veri të financuara nga Serbia
UNMIK ka kundërshtuar mbylljen e disa qendrave sociale në veri të Kosovës...
-
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin, por s’besoj
Sami Lushtaku, nënkryetar i Skënderajt dhe një figurë e rëndësishme e Partisë...
-
Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve pritet të bëhet deri më 5 mars
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke punuar brenda k...
-
Trump thotë se lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, nëse jemi të zgjuar
“Unë mendoj se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti, brenda jav...