Sport

Kosova sot mban stërvitjen e radhës para miqësores me Armeninë

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 20 March 2024

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot mban stërvitjen e radhës para miqësores ndaj Armenisë.

Armenia dhe Dardanët do të përballen të premten pasdite në një ndeshje miqësore, e para për trajnerin Franco Foda-n në krye të Kombëtares sonë.

Stërvitjen e radhës Kosova e mban në orën 10:45 në Hajvali dhe më pas në orët e pasdites ekspedita e Kombëtares sonë, udhëton për në Yerevan.

-Advertisement-

Kombëtarja jonë deri tani ka zhvilluar dy stërvitje dhe atmosfera në kampin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje të mirë në duel me armenët.

Miqësorja mes Armenisë dhe Kosovës luhet të premten prej orës 17:00

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy