Kosova sot dërgon mostra në Gjermani për testim të variantit Omicron
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 07 December 2021
Kosova, aktualisht po kalon një situatë të qetë me pandeminë COVID-19, ku numri i rasteve me koronavirus gjatë kësaj jave ka qenë i vogël.
Por, varianti Omicron që tashmë arritur në vendet fqinje, shihet si kërcënim edhe për Kosovën. Për ta larguar çdo dyshim se mund të jetë ekzistent në vendin tonë, Kosova sot do të nisë në Gjermani disa mostra për testim të këtij varianit.
Drejtori i Deparamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Xhevat Jakupi, gjatë ditës së sotme në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, konfirmoi se mostrat do të dërgohen sot.
Megjithatë, kur është pyetur se nëse këto janë mostra të rastësishme apo ka ndonjë dyshim rreth variantit Omicron në Kosovë, ai ka mohuar se varianti ekziston dhe se mostrat janë marrë në mesin e atyre që kanë rezultuar pozitive.
“Mostrat janë zgjedhur në mesin e pozitivëve, numri i saktë që dërgohet do të shihet nesër”, u shpreh ai për Reporteri.net.
Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, tashmë ka arritur në vendet e rajonit.
Kroacia ka konfirmuar ditën e sotme dy rastet e para të variantit të ri omicron. Autoritetet shëndetësore thanë se po përpiqen të përcaktojnë burimin e infeksionit pasi dy personat nuk kishin udhëtuar jashtë vendit.
Ky variant u përhap fillimisht në Afrikën e Jugut, dhe prej atëherë po përhapet në shumë shtete të botës.
Të tjera
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...