Lajme

Kosova solidarizohet me gazetarët ukrainas në njëvjetorin e invazionit rus në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 24 February 2023

Krerët e Institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ambasadorë të shteteve aleate, janë solidarizuar sot me gazetarët ukrainas në njëvjetorin e invazionit rus në Ukrainë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca, kanë ndarë letra falënderimi për kolegët ukrainas që janë strehuar në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Në shenjë solidarizimi dhe mbështetje me popullin e Ukrainës, u mbajt edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal të Prishtinës, në të cilën iu bë thirrje komunitetit ndërkombëtarë që ta mbështesë luftën e drejtë të popullit ukrainas. Pas seancës solemne, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me një grup nxënësish, gazetarët ukrainas dhe ambasadorët, lëshuan në qiell pëllumba të bardhë për të dhënë mesazhin për paqe.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës falënderon të gjithë kolegët që kanë raportuar drejt dhe kanë luftuar dezinformatat për luftën në Ukrainë. Gjithashtu, falënderojmë të gjithë kolegët që janë interesuar në baza ditore që të komunikojnë me koleget ukrainas që janë strehuar në Kosovë. Njëherësh, falënderues edhe për bashkëpunimin e ngushtë me ECPMF-në, MPB-në dhe Policinë e Kosovës, të cilët kanë qenë të qasshëm në çdo kohë që nga miratimi i projektit JiR.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera