Lajme

Kosova shtrëngon dorën – nga vendi i 9-të në botë, bie në të 60-tin për zemërgjerësi

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 24 November 2023

Kosova është renditur e 60-ta në botë në Indeksin e Zemërgjerësisë për vitin 2023.

Raporti i sivjetmë “World Giving Index” ka renditur në vend të parë Indonezinë e në të dytin Ukrainën.

Në top pesëshe janë edhe Kenia, Liberia dhe ShBA-ja, kurse Mianmari, Kuvajti, Kanadaja, Nigeria dhe Zelanda e Re përmbyllin top-10.

-Advertisement-

Siç raporton Klankosova.tv, nga gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kosova është renditur më së miri, duke lënë prapa tërë fqinjët. Më e afërta në renditje është Bosnja e Hercegovina (82), pastaj vjen Serbia (119), Shqipëria (123), Mali i Zi (127) dhe Kroacia (141), që është edhe pozita e parafundit në ranglistën botërore, të cilën e përmbyll Polonia (142).

Në kategorinë “Ndihmo një të huaj”, nga të anketuarit del se në Kosovë 63% janë përgjigjur pozitivisht, në raport me “Punën vullnetare” ku nga vendi ynë janë deklaruar vetëm 8%.

E në kategorinë e “Dhurimit të parave”, jemi pak mbi 50%.

Kosova ndërkaq ka shënuar rënie drastike nga raporti i vitit 2021, kur renditej e 9-ta në botë për zemërgjerësi.

Rënie ka shënuar edhe nga indeksi i vitit të kaluar, kur renditeshim të 44-tit në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera