Lajme

Kosova shpenzon rreth 30% më shumë energji elektrike sesa vitin e kaluar

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 21 July 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Energjisë” për muajin maj 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

-Advertisement-

Më shumë energji elektrike e konsumuar në muajin maj 2024 sesa në muajin maj 2023

Gjatë muajit maj të vitit 2024, Energjia Elektrike bruto në dispozicion ishte 491.61 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 476.46 GWh ose 29,26% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13,81%.                                                                                                                             Importi  i energjisë elektrike në maj të vitit 2024 ishte 149.21 GWh,  kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 299.68 GWh ( këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera