Kosova rrezikon të luajë sërish në Shkodër

Autori: Gazeta inFokus
08:24 | 17 April 2018
UEFA i ka dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) një letër të përgjigjshme për punët që janë kryer dhe që duhet të kryhen në stadiumin e qytetit të Prishtinës dhe aty ka shumë kritika.
E FFK-ja ia ka përcjellë këtë letër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që po merret me renovimin, shkruan Koha Ditore.
UEFA, pasi javë më parë dërgoi tre inspektorë për të inspektuar stadiumin që po rinovohet tash e dy vjet gati, në letër ka ngritur shqetësime serioze nëse stadiumi do të jetë gati për ndeshjen e parë të përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve, që luhet më 10 shtator.
Në letrën e UEFA-s, dërguar të premten e të cilën e ka siguruar gazeta, thuhet se ka shumë punë për t’u bërë e disa edhe për t’u ribërë, pasi nuk janë bërë mirë.
UEFA ka kërkuar nga pala kosovare që më së largu deri më 20 prill të marrë informacione të sakta se kur do të përfundojnë punimet, kush do të jetë përgjegjës për mirëmbajtje pasi të rinovohet dhe kur do të bëhet testimi. Këto përgjigje nuk i morën me vete tre zyrtarët e UEFA-s, të cilët qëndruan në Kosovë më 4 dhe 5 prill. Zyrtarët e UEFA-s inspektuan punimet e deritanishme në stadiumin e Prishtinës, por u larguan nga Kosova pa dhënë ndonjë koment. Gjithçka që kishin për të thënë i kanë shkruar në letër.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ftohtë dimëror, me vranësira e in...
-
Rezultatet më të fundit të kandidatëve të PDK’së kush është në top 20 dhe sa vota ka marrë secili
Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosov...
-
Publikohet lista, kandidatët më të votuar të LDK’së nga 60% e vendvotimeve të numëruara
Derisa procesi i numërimit të votave po vazhdon, është publikuar edhe lis...
-
“Të mos biem në grackën e rusëve”, Kallas flet me Sekretarin Rubio pas bisedimeve ShBA-Rusi për Ukrainën
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se ka zhvil...
-
Pengimi i numërimit të votave, Krasniqi: Nuk e kemi një sistem të mbrojtjes kibernetike
Eksperti i anti-terrorizmit, Kolë Krasniqi, tha se Kosova nuk e ka një sistem...
-
Vatikani: Papa po vuan nga pneumonia e dyfishtë
Papa Françesku, që është shtruar në spital javën e kaluar, po vuan nga pn...
-
Sorensen takon Bajramin – Ambasadori flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Emisari përmend veç normalizimin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është...
-
Përfundimtare: Qe lista e plotë e votave të kandidatëve të PDK-së në Skenderaj, kush (s’)u votua?
Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Sken...
-
Rreth 80% të votave të numëruara, këta janë kandidatët e PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, PDK ka përditësuar listën me ren...
-
Prishtinë, arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura
Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar...
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën!
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” ...
-
Presidenti i Finlandës uron Pavarësinë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Pr...