Lajme

Kosova prodhon mjekë për Evropë

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 11 October 2021

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova është në rritje. Sipas tij, kushtet e punës, mungesa e ngritjes profesionale dhe pagat janë tri nga arsyet kryesore që po përmendin mjekët kur kërkojnë leje për t’u larguar jashtë vendit.

“Derisa në tri vjetët e fundit kemi pasur një mesatare prej 107 mjekësh të larguar nga Kosova, këtë vit deri tash kemi, pra deri më 1 tetor, 140 (mjekë). Kjo është ajo për të cilën ne jemi frikësuar kur kemi filluar të bëjmë projeksione. Ne në projeksionet tona kemi thënë se deri në fund të vitit kemi frikë se numri do të rritet deri në 150. Çka do të thotë kjo? Do të thotë sesa prodhon Fakulteti i Mjekësisë aq largohen. Ne do të

Sipas të dhënave, paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa, shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4,000 euro, shkruan REL.

-Advertisement-

Sipas të dhënave të publikuara në tetor nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se më 2020 numri i përgjithshëm i të punësuarve në sistemin shëndetësor ishte 13,518. Prej tyre, 3,555 ishin mjekë specialistë, kurse 8,386 infermierë dhe 1,577 staf jomjekësor.

Ndryshe, sipas odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 24,092 punonjës shëndetësorë të licencuar dhe prej tyre 14,966 janë gra dhe 9,126 burra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera