Sport

Kosova me probleme kundër Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 26 September 2017

Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë shumë probleme për takimin e parafundit në eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”, shkruan IndeksOnline.

Kundër Ukrainës, përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki nuk mundë të llogarisë në tre futbollistë të cilët janë të lënduar dhe dy të suspenduar.

Bëhet fjalë për Benjamin Kolollin, Enis Alushin dhe Herolind Shalën – që të tre do të mungojnë në “Loro Boriçi” të Shkodrës për shkak të lëndimit, ndërsa dy prej tyre Valon Berisha dhe Bernard Berisha do të mungojnë për shkak të kartonëve të verdhë.

-Advertisement-

Por Bunjaki përmes një interviste të shkurt për IndeksOnline, e ka konfirmuar se në formacion pritet rikthimi i Alban Pnishit, Bersan Celinës dhe Fidan Alitit. Ndërsa ka thënë se Eroll Zejnullahu dhe Loret Sadiku ende kanë probleme me dokumentacione.

Takimi mes Kosovës dhe Kombëtares së Ukrainës do të zhvillohet më 6 tetor nga ora 20 e 45 në “Loro Boriçi” të Shkodrës, kurse ajo e fundit më 9 tetor kundër Islandës./IndeksOnline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera