Kosova pritet t’i humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes
Autori: Gazeta inFokus
16:20 | 01 July 2026
Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga 882 mln euro që i takojnë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, pasi nuk ka arritur t’i përmbushë brenda afatit reformat e parapara në Agjendën e Reformave të cilat kishin afat shtesë deri më 30 qershor 2026.
Kështu bëri të ditur të mërkurën (1 korrik) koordinatori kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje Ekonomike (IRRrE), Jeton Zulfaj, i cili ka thënë se fondet për hapat që nuk janë zbatuar brenda periudhës shtesë nuk mund të rikuperohen.
“Për hapat që nuk kanë arritur të përfundohen në periudhën shtesë, paratë humbin. Nga 13 hapat që kishin afat shtesë deri më 30 qershor, shtatë konsiderohen të zbatuar, ndërsa gjashtë nuk kanë arritur të zbatohen plotësisht. Kostoja llogaritet të jetë mbi 40 milionë euro. Vlera e saktë do të përcaktohet nga Komisioni Evropian, varësisht nëse do t’i llogarisë edhe nënhapat e zbatuar”, ka thënë Zulfaj në një konferencë për media.
Reformat që nuk u përfunduan në kohë përfshijnë Ligjin për Energjinë dhe Energjinë Elektrike, sistemin e kontrollit të ndihmës shtetërore, Ligjin për Inovacionin, Ligjin për Kamatëvonesat, pakon e ligjeve për reformën në drejtësi, përfshirë ato për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), si dhe
Strategjinë për Luftimin e Krimit të Organizuar.
Sipas Zulfajt, rreth 83 për qind e reformave që mbetën pa u përmbushur u varen nga miratimi i tyre në Kuvend. Ai theksoi se, megjithëse këto ligje nuk do të ndikojnë më në lirimin e këtyre fondeve, ato do të vazhdojnë të procedohen dhe zbatohen.
Ai bëri të ditur se Kosova më 16 korrik do ta dorëzojë kërkesën e parë për lirimin e fondeve për të gjitha reformat e përmbushura deri në fund të qershorit, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë Komisioni Evropian brenda 90 ditësh nga paraqitja e kërkesës.
Sipas Zulfajt, Agjenda e Reformave përmban gjithsej 111 hapa. Deri më tani janë në zbatim ose janë trajtuar 62 hapa, prej të cilëve 15 janë përfunduar dhe për ta do të kërkohet lirimi i fondeve.
Ai shtoi se 49 hapa të tjerë janë ende në proces zbatimi, ndërsa 27 prej tyre kanë afat deri në fund të këtij viti.

T� tjera
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...


































