Kosova “prin bindshëm” me zëvendësministra karshi shumë shteteve të BE-së
Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 04 January 2018
Pavarësisht kritikave për numër të madh të zëvendësministrave, Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend të ndalet. Ajo sot ka emëruar edhe një zëvendësministër të ri duke e quar kështu numrin në gjithsej 72, shkruan Infokusi.com.
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani është zëvendësministri i ri që është emëruar sot në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Kjo Ministri e udhëhequr nga Rrustem Berisha ka edhe dy zëvendësministra të tjerë, Brahim Mehmetajn dhe Agim Çekun ndërsa ka edhe 6 këshilltarë.
Kosova aktualisht po prin në mesin e shumë shteteve të Bashkimit Evropian për nga numri i ministrive dhe zëvendësministrave. Kabineti qeveritar deri më tani përbëhet nga Ramush Haradinaj kryeministër, pesë zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe 72 zëvendësministra.
Edhe Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Isa Mustafa është kritikuar vazhdimisht për numrin e madhe të zëvendësministrave. Ajo qeveri përbëhej nga tre zëvendës kryeministra, 21 ministri, përfshirë këtu dy ministra pa portofol dhe rreth 50 zëvendësministra, shkruan Infokusi.com.
Zëvendësministri i sapoemëruar në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës ka disa vite që është jashtë skenës politike.
Ai gjatë viteve 2011 -2014 ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndërsa gjatë viteve 2009 -2015 ka mbajtur pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të AAK-së, shkruan Infokusi.com.
E me vendimin e fundit të kryeministrit Hardainaj edhe Ramadani do të merr pagën me rritje. Ai njësoj si edhe të gjithë zëvendësministrat e tjerë të qeverisë Haradinaj do të ketë pagë mujore bruto prej 1150 euro./INFOKUSI
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...