Sport

Kosova prezantohet si Serbi në Kampionatin Botëror të Volejbollit

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 25 May 2017

Federata e Volejbollit të Kosovës është ankuar në Federatën Ndërkombëtare Volejbollit (FIVB) për shkak të një lëshimi që është bërë gjatë ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror të Volejbollit 2018 në konkurrencën e meshkujve mes Kosovës dhe Hungarisë.

Në grafiken e transmetuesit publik shkurtesa e Kosovës në vend të “KOS” është shkruar “SRS”, ndërsa për më tepër edhe flamuri i Kosovës është shpalosur mbrapshtë.

Sekretari Gjeneral i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Blerim Gerguri, i ka drejtuar FIVB-it një ankesë, përmes të cilës po ashtu ka kërkuar që rasti të trajtohet seriozisht dhe përgjegjësit të ndëshkohen në bazë të rregullores së CEV dhe FIVB.

-Advertisement-

“Federata e Volejbollit të Kosovës reagon dhe proteston ashpër ndaj në lidhje me transmetimin në internet të ndeshjes mes Hungarisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror të Volejbollit, rundi i dytë, në grupin D, më 24.05.2017. në Tallin të Estonisë,” ka shkruar Gerguri në ankesën e tij, raporton Gazeta Express.

“Shkurtesa e përdorur në këtë ndeshje për shtetin e Kosovës ishte ‘SRS’, edhe pse Kosova e ka shkurtesën ‘KOS’. Mendoj se kjo është bërë me qëllim që të dëmtohet reputacioni i ekipit nacional të vendit tim. Ju lus që ta trajtoni me seriozitet këtë rast dhe t’i ndëshkoni përgjegjësit në përputhje me rregulloren e CEV dhe FIVB,” ka shkruar ai më tej.

Kosova në këtë ndeshje ka humbi nga Hungaria 0:3 në sete (13:25,17:25,9:25).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera