Kosova po ecën mirë me numrin e të shëruarve, për një javë 1270 persona e mposhtën Covid 19
Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 13 August 2020
Vetëm gjatë ditës së sotme jaë shëruar 205 kosovarë të infektuar me koronavirus.
E ky numër i lartë i të të shëruarve ka figuruar tash e një javë në publikimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë.
Për shtatë ditë janë shëruar 1270 persona të prekur me COVID19.
Disa nga ta e kaluan virusin në shtëpi me pa simptoma, ca të tjerë të shtrirë në shtretëritë e spitaleve, por pat prej tyre edhe që u trajtuan në shtëpi për shkak të numrit të kufizuar të të shtretërve.
Por, kur konsiderohet një person i shëruar plotësisht nga Covid19?
Në muajt e parë të pandemisë, personat të cilët dilnin negativ në dy teste brenda 24 orëve, konsideroheshin të shëruar.
Mirëpo, tani me rekomandim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pacientët nuk kanë nevoje të ritestohet, për shkak të furnizimeve të kufizuara laboratorike, pajisjeve dhe personelit në vendet ku ka përhapje intenzive.
IndeksOnline ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë se kur një person i infektuar me koronavirus mund të lirohet nga izolimi.
Në përgjigjen e tyre thuhet se nëse një pacient ka simptoma për dy ditë, atëherë pacienti mund të lirohet nga izolimi pas 10 ditësh + 3 = 13 ditë nga data e fillimit të simptomave; për një pacient me simptoma për 14 ditë, pacienti mund të lirohet (14 ditë + 3 ditë =) 17 ditë pas datës së fillimit të simptomave; për një pacient me simptoma për 30 ditë, pacienti mund të lirohet (30 + 3 =) 33 ditë pas fillim të simptomave).
“Në kuadër të Menaxhimit Klinik të Udhëzuesit të Përkohshëm COVID-19 të botuar më 27 maj 2020, OBSH ka përditësuar kriteret për lirimin nga izolimi të pacientëve me COVID-19.
Këto kritere vlejnë për të gjitha rastet e COVID-19 pavarësisht nga vendndodhja e izolimit ose nga ashpërsia e sëmundjes.
Kriteret për lirimin e pacientëve nga izolimi (d.m.th., ndërprerja e masave paraprake të bazuara në përhapje) pa kërkuar ritestim:
· Për pacientët simptomatikë: 10 ditë pas fillimit të simptomave, plus së paku 3 ditë shtesë pa simptoma (pa temperaturë dhe pa simptoma të frymëmarrjes)
· Për raste asimptomatike: 10 ditë pas testit pozitiv për SARS-CoV-2
Cila është arsyeja e ndryshimit?
Në konsultimet me rrjetet globale të ekspertëve dhe Shtetet Anëtare, OBSH ka marrë informacione që rekomandimi fillestar për lirimin e pacientëve pas dy testeve negative RT-PCR në distancë kohore së paku 24 orë, për shkak të furnizimeve të kufizuara laboratorike, pajisjeve dhe personelit në vendet ku ka përhapje intenzive, ka qenë jashtëzakonisht vështirë të aplikohet, veçanërisht për raste jashtë ambienteve spitalore”, kanë thënë nga MSH për IndeksOnline.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar me virusi vdekjeprurës10,988 persona, ndërsa janë shëruar 6,616 të tjerë, kurse 373 persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë, numri aktiv i rasteve është 3,999.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...