Sport

Kosova përfundon stërvitjen e parë para ndeshjes me Austrinë

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 02 October 2017

Kombëtarja e Kosovës U-19 në futboll ka mbajtur stërvitjen e parë stërvitore para ndeshjes me Austrinë në kuadër të parakualifikueseve për Evropianin 2018.

FFK me anë të një komunikate njofton se atmosfera në ekip dukej e mirë dhe gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas mjekut Milazim Gjocaj është e mirë.

Pas stërvitjeve, përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka thënë se Kosova ka grumbulluar ekip të mirë dhe do të përpiqet të tregojë lojë të mira.

“Me gjithë vështirësitë që kishim gjatë grumbullimeve, ku disa ishin jo në data të lira të FIFA-s dhe kishim pengesa për të grumbulluar lojtarët që luajnë nëpër Evropë, kemi arritur të krijojmë një ekip të mirë. Kemi punuar mirë dhe do të përpiqemi të tregojmë e dëshmojmë lojëra të mira. Pavarësisht se përballë do të kemi kundërshtarë të fortë ne nuk do të dorëzohemi, por do ta bëjmë më të mirën të mundshme për të arritur rezultate pozitive”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera