Sport

Kosova përballë Spanjës e Suedisë, ky është komenti befasues i Qeqa Krelanit

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 07 December 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll mbrëmjen e së hënës i ka mësuar kundërshtarët, më të cilët do të përballet për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2022, që do të mbahet në Katar, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ do të luajnë ndaj Spanjës, Suedisë, Greqisë dhe Gjeorgjisë, në kuadër të Grupit B.

Shortin e botërorit për Gazetën inFokus e ka komentuar edhe gazetarja e njohur, Qeqa Krelani, e cila ka thënë se ky grup është i ëndrrave.

-Advertisement-

“Grupi është i ëndrrave, sepse kemi Spanjën për të cilën ne grindeshim në mes vete në rrjete sociale se kush është me i miri, Barcelona apo Real Madridi. Shpesh edhe në Play Station zgjidhnim Spanjën për të luajtur”, tha komentatorja e parë shqiptare.

Tutje Qeqa ka potencuar se me Spanjën dhe Suedinë kosovarët mund të dalin vetëm në foto, pasi nuk pret rezultat pozitiv.

“Unë e shoh me shumë qetësi, sepse e di që me Spanjën dhe Suedinë mund vetëm të dalim në fotografi se për rezultat nuk pres asgjë. Por e bukura e gjithë kësaj është që nuk kemi nevoje me te bëhemi tifozë të Spanjës apo Suedisë, por kemi Kosovën tonë për të cilën do të bëjmë tifo pa marrë parasysh rezultatet”, deklaroi Krelani për Gazetën inFokus.

Ndeshjet e parë Kosova pritet ta luaj me 24 apo 25 mars të vitit 2021./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera