Kosova për tri vjet doli e para në rajon për sundim të ligjit, ja si qëndron në botë
Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 27 October 2022
Pozicionimi i Kosovës si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit tre vjet radhazi dhe si i dytë në botë për përmirësim në këtë fushë nga indeksi vjetor i “World Justice Project”, ka bërë që qeveritarët të lavdërohen se reformat janë duke funksionuar.
Por, sipas këtij raporti në renditjen e përgjithshme Kosova zë vendin e 57-të në botë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme tha se kjo renditje konfirmon se reformat e qeverisjes së tij po funksionojnë mirë dhe me shpejtësi, njofton Klankosova.tv.
“Këtë vit, “World Justice Project” e ka renditur sërish Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit. Gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe po funksionojnë me shpejtësi”.
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, i pasoi fjalët e shefit duke thënë se kjo renditje tregon angazhimin e qeverisë dhe përkushtimin në fushën e sundimit të ligjit.
“Sipas raportit më të fundit të publikuar nga World Justice Project, Kosova radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket përmirësimit në fushën e sundimit të ligjit dhe e para në Ballkanin Perëndimor në rankimin e përgjithshëm”.
“Si Qeveri, mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë në fushën e sundimit të ligjit. Rikonfirmojmë vlerësimin pozitiv si në vitin e shkuar, nga ky projekt” ka shkruar Bislimi në Facebook.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vlerësoi se kjo renditje është hap shumë i rëndësishëm që njeh përpjekjet e kësaj qeverie për realizim të reformës në drejtësi.
“Në Indeksin vjetor për Sundim të Ligjit nga “World Justice Project”, si Republikë e Kosovës radhitemi e dyta në botë si shteti që kemi shënuar përmirësim në këtë fushë. Ky është një hap i jashtëzakonshëm që i njeh përpjekjet tona për realizimin e reformës në drejtësi. Natyrisht që njoftime të tilla na konfirmojnë se synimi është i drejtë dhe jemi në rrugën e duhur në këtë drejtim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Por, për dallim nga qeveritarët, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e sheh këtë renditje ndryshe.
Miftaraj vlerëson se renditja e Kosovës në indeksin vjetor të “WJP-së” është më keq prej kohës kur qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, madje ai shton se nuk ka haprësirë as për vetëkënaqësi e as për mburrje nga ekzekutivi, njofton Klankosova.tv.
“Renditja e Kosovës sipas Ëorld Justice Project (ËJP) Rule of Laë Index në tre vitet e fundit:
Në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54
Në vitin 2021, Kosova ishte në vendin e 60
Në vitin 2022, Kosova është në vendin e 57
“Me fjalë tjera, Kosova është me keq në renditje prej kohës kur ka ardh VV në pushtet. Dhe nuk ka hapësire as për vetëkënaqësi e as për mburrje”, ka shkruar Miftaraj.
Sipas “World Justice Project”, pesë shtetet që kanë bërë përmirësimin më të mirë në sundimin e ligjit janë Hondurasi, Kosova, shteti nga Afrika Qendrore – Belize, Moldavia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të tjera
-
Tahiri: Kjo qeveri, përveç që nuk ka ndërtuar shkolla e çerdhe, ka dështuar edhe t’i rregullojë tualetet e tyre
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik ...
-
Haradinaj tregon mesazhin që po e merr kudo në Kosovë
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj,...
-
Hamza: Nën qeverisjen time, fshatrat e Rugovës i bëjmë më atraktivë për turistët
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar se në...
-
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeminis...
-
Zbulohet vendi i origjinës së COVID-19? CIA nxjerr raportin
CIA tregoi të shtunën një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të COVID...
-
Burri rrạh gruan në Pejë dhe më pas arratiset
Një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dje pasdite në...
-
Prishtina renditet e 24-ta në botë për ndotje të ajrit
Prishtina këtë të diel po renditet e 24-ta në botë sa i përket ndotjes së ajr...
-
Momenti kur Jeta Rafuna shpërthén në lot në studio, pasi i ndodh e papritura
Në sezonën e dytë të emisionit të shumëpritur “Zgjohu” e ftuara e parë ishte ...
-
46 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 46 aksidente trafiku. Sipas të...
-
Katër persona u lënduan në aksidentin e djeshëm në Prishtinë
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje rreth orës...
-
AAK-Nisma sot mbajnë tubim zgjedhor në Malishevë
Koalicioni AAK-Nisma sot do të mbajë tubimin zgjedhor në Malishevë nga or...
-
Thẹren me thikë dy vëllezër në Drenas, tre të arrestuar
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Drenas. ...