Kosova për herë të parë do të hartojë protokollin shtetëror për trajtimin e dhunimeve seksuale
Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 24 March 2022
Qëllimi i Protokollit Shtetëror të rasteve të dhunës seksuale është adresimi dhe krijimi i përgjegjësisë institucionale përmes qasjes shumë-sektoriale të koordinuar, është të sigurojë mbrojtjen, referimin, rehabilitimin dhe ri-integrimin e rasteve të dhunës seksuale përmes ndërhyrjeve të menjëhershme e të standardizuara të institucioneve përgjegjëse.
Kjo do të realizohet në përputhje me detyrimet dhe rolin e tyre, të përshkruar në legjislacionin në fuqi për trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, përfshirë legjislacionin që fokusohet specifikisht tek dhuna seksuale edhe jashtë marrëdhënieve familjare, si dhe në të gjithë dokumentet e miratuara në funksion të zbatimit të këtij legjislacioni.
Tërheqim vëmendjen në faktin që pjesë e rëndësishme e kuadrit ligjor në Kosove janë edhe të gjitha dokumentet ndërkombëtarë të ratifikuar, prandaj në këtë këndvështrim, brenda bazës ligjore kemi parasysh ndër të tjera edhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të Gjitha Formave të diskriminimit ndaj Grave (Konventa CEDAW) apo Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit), të cilat theksojnë rëndësinë e trajtimit të të gjitha formave të dhunës ndaj grave.
Qëllimi i këtij Protokolli është:
Të mbrojë të drejtat e viktimave të dhunës seksuale, duke garantuar ofrimin e një pakete të plotë të shërbimeve me në qendër viktimën si dhe të ndjeshme ndaj moshës dhe gjinisë;
Të sigurojë një tërësi procedurash standarde të veprimeve të ndjeshme ndaj moshës dhe gjinisë, veprime këto që duhet të ndërmerren për të siguruar këtë përgjigje të plotë ndaj të rriturave/rriturve apo të miturave/miturve të dhunuar seksualisht në familje apo jashtë saj;
Të forcojë dhe qartësojë rolet dhe përgjegjësitë ndërmjet ofruesve të shërbimeve dhe tërësisë së institucioneve dhe Mekanizmave të Koordinuar të Referimit, duke rritur kështu llogaridhënien dhe besueshmërinë ndaj tyre.
Përmes miratimit të këtij protokolli, secili institucion në nivel vendor pranon të përdorë këtë informacion për të forcuar praktikat, politikat dhe procedurat e tyre.
Pajtueshmëria me këtë protokoll mund të kërkojë ndryshime dhe secili institucion përgjegjës bie dakord të investojë kohën dhe burimet e duhura për të siguruar ndryshimin.
Të tjera
-
Nis verifikimi nëse ka fëmijë që nuk jetojnë në Kosovë e i marrin shtesat
Proces verifikues për prindër që përfitojnë nga shtesa për fëmijë, ka nisur M...
-
Policia shkatërron sot armët e konfiskuara gjatë aksioneve
Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara g...
-
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare. Në rend dite janë 29 pika, përf...
-
Maqedonci: Sa kohë Radoiçiq është i lirë, veriu nuk është i qetë
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci n ka thënë se perderisa kreu i grupit të ...
-
Mot me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...
-
Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris
Debati i parë presidencial midis Zv.Presidentes amerikane, Kamala Harris dhe ...
-
“Më mirë vonë se kurrë”, Hoxha për deklaratën e Konjufcës: Është filozof
Avokati dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha ka reaguar lidhur ...
-
Thurte elozhe për Rikallon e dënuar për korrupsion, kush është njeriu që Qeveria e emëroi kryeshef të AUV-it
Qeveria Kurti ka marrë vendim sot për emërimin e Bekim Hoxhës, kryeshef i Agj...
-
Kurti takon ekipin Paralimpik të Kosovës: Angazhimi institucional është thelbësor në rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Fatos Nano përsëri probleme me shëndetin, përfundon në spital
Ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka përfunduar sërish në spital prej ...
-
Osmani: Duhet të forcojmë mbrojtjen shkaku i Serbisë
Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar...
-
Ramadani pyet: Si është e mundur që vila e Radojçiçit të ndërtohet në vitin 2021, kur ai s’kishte të drejtë të hynte legalisht n’Kosovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrori...