Kosova paralajmëron botën
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 10 April 2018
Federata Botërore e Xhudos (IJF) dhe Federata Evropiane e Xhudos (EJF) kanë thurur lëvdata të mëdha për xhudon kosovare, e cila bëri “kërdi” në garën e madhe ndërkombëtare të mbajtur gjatë fundjavës në Turqi, “Grand Prix Antalya 2018”, shkruan sot, gazeta “Zëri”.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë mbi 300 garues nga 50 shtete të ndryshme të botës, por Kosova ka dominuar, duke dalë më e suksesshmja nga Turqia.
Në “Grand Prix Antalya 2018” Kosovën e ka përfaqësuar një ekip prej gjashtë garuesish – Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Leutrime Krasniqi, Fjolla Kelmendi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.
Ata kanë shkëlqyer në Turqi, ku kanë arritur t’i fitojnë katër medalje tejet të rëndësishme.
Me tri medalje të arta që i kanë fituar Loriana Kuka (78 kg), Nora Gjakova (57 kg), Distria Krasniqi (52 kg) e po ashtu me të argjendtën që e ka marrë Fjolla Kelmendi (48 kg), Kosova e ka përmbyllur garën duke e zënë vendin e parë dhe duke e lënë prapa fuqinë botërore të xhudos, Rusinë, por edhe shumë shtete të tjera.
Por, tri medaljet e arta dhe një të argjendtë nuk është maksimumi që e ka treguar Kosova. Kjo për shkak se prej garueseve si Nora Gjakova, Distria Krasniqi apo Majlinda Kelmendi (që është duke u rikuperuar prej një lëndimi) priten medalje nga çdo garë që marrin pjesë, prej garave më të vogla deri në ato më të mëdhatë.
Mirëpo, triumfin e madh të Kosovës në Turqi edhe më të mrekullueshëm e kanë bërë Loriana Kuka dhe Fjolla Kelmendi, të cilat për herë të parë në karrierën e tyre fituan medalje në një garë të nivelit të lartë, duke shkaktuar edhe befasi të dorës së parë dhe duke i dhënë shpresa mbresëlënëse të ardhmes së Kosovës. IJF-ja e ka vlerësuar lart paraqitjen e ekipit kosovar në “Grand Prix Antalya 2018”, sikurse EJF-ja, e cila ka theksuar se Kosova ishte surpriza më e madhe në Turqi, ndonëse është paraqitur në mungesë të kampiones së dyfishtë botërore dhe kampiones aktuale olimpike, Majlinda Kelmendi.
Kurse për trajnerin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka, përpos rëndësisë së katër medaljeve të fituara në Turqi, paraqitjen e ekipit të tij në “Grand Prix Antalya 2018” e ka vlerësuar si një test të kalueshëm para Kampionatit Evropian, i cili do të mbahet pas pak javësh në Tel Aviv, por edhe para fillimit të kualifikimeve për tubim të pikëve olimpike për olimpiadën “Tokio 2020”, të cilat nisin në muajin maj.
Natyrisht, Kosova do të marrë pjesë edhe në lojërat e ardhshme olimpike me një numër të kënaqshëm sportistësh, por më së shumti pritet të ketë reprezentues nga sporti i xhudos, i cili vazhdon të mbetet sporti më i suksesshëm kosovar në arenën ndërkombëtare, përmes së cilit Kosova ka fituar medalje olimpike me të debutuar në Olimpiadë.
Një gjë të tillë historike e pati arritur Majlinda Kelmendi në “Rio 2016”, ku shoqërohej me Nora Gjakovën, dy sportistet e vetme të Kosovës që kishin shkuar në normë pikësh të fituara. Kurse në Olimpiadën e radhës pritet edhe një numër më i madh të kualifikuarish nga xhudoja.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...