Kosova nuk mund ta dërgojë Demarkacionin në arbitrazh ndërkombëtar
Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 04 November 2017
Kosova nuk mund ta dërgojë në arbitrazh ndërkombëtar çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kështu thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke mohuar në këtë mënyrë mundësinë e arbitrazhit, të cilën të enjten e përmendi edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se arbitrazhi ndërkombëtar është opsion për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Politologu Ramush Tahiri thotë se janë dy arsye që Kosova nuk mund ta ndërmarrë një hap të tillë.
“Në arbitrazh ndërkombëtar nuk mund të shkojë, sepse njëherë Kosova nuk mund të ngritë çështje në arbitrazh, sepse e ka mangësinë e subjektivitetit ndërkombëtar, e dyta-nuk ka kontest. Kjo do të jetë një çështje e brendshme e Kosovës, por faktikisht që po tregohet një joseriozitet karshi bashkësisë ndërkombëtare dhe karshi Malit të Zi”, tha Tahiri për Radio Kosovën.
Ndër punët e para të kryeministrit Haradinaj, ishte emërimi i komisionit të ri për demarkacionin me Malin e Zi.
Haradinaj ka thënë se është në pritje të rezultateve të këtij komisioni, për të vepruar tutje. Sido që të jetë, politologu Tahiri e sheh të vështirë mundësinë e rinegocimit të marrëveshjes.
“Përndryshe marrëveshja ndërkombëtare me Malin e Zi mund të hedhet poshtë nga qeveria, por qeveria e kaluar e ka miratuar. Por, nuk shoh ndonjë arsye që tash me marrëveshje të re mund të kapërcehet marrëveshja e vjetër”, tha Tahiri.
Nënshkruesi i marrëveshjes aktuale, ish ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, tani presidenti i vendit, ditë më parë ka bërë thirrje që të mos humbet kohë me këtë çështje.
“Nëse ne duam liberalizim të vizave, demarkacioni, në përputhshmëri me marrëveshjen e arritur në gusht 2015, duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Pra, tash është përgjegjësi e jona t’i bëjmë dy të tretat në Kuvend dhe ky proces të kalojë”, ka thënë Thaçi.
Por, pikërisht mosarritja e dy të tretave të votave në Kuvend, ka bërë që tash e më shumë se dy vjet kjo çështje të mbetet pezull, e rrjedhimisht, siç thonë zyrtarët e BE-së, të mbetet pezull edhe procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, të enjten tha se është në dijeni për qëndrimin e presidentit, por theksoi se nuk ka shanse që në Kuvendin e Kosovës të sigurohen dy të tretat e votave për versionin aktual të demarkacionit, duke lënë mundësinë që këtë çështje ta zgjidhë arbitrazhi ndërkombëtar.
Të tjera
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...