Kosova në udhëkryq
Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 10 July 2017
Kosova po llogaritet të gjendet në një prej udhëkryqeve më të rëndësishme të saj në vitet e fundit. Krijimi i Qeverisë së re po paraqitet një sfidë në vete. Një Qeveri me shumicë të thjeshtë në të cilën Lista Serbe do të kishte rol kyç po llogaritet si e rrezikshme, ndërsa një Qeveri me shumicë shqiptare momentalisht po shihet e pamundur për shkak të interesit vetjak të politikanëve. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian edhe një herë ka thënë se pa marrë parasysh se kush e formon Qeverinë e re ajo pret një përshpejtim dhe zbatim të agjendës për reforma të BE-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar të shtunën rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Tani koalicioni më i madh i dalë nga këto zgjedhje do të ketë një muaj afat për formimin e Kuvendit. Sipas ish-kongresistit me prejardhje shqiptare Joe DioGuardi, Kosova duhet të formojë një koalicion me së paku 61 deputetë shqiptarë, ndryshe e ardhmja e Kosovës rrezikohet si shtet sovran pikërisht për shkak të ndikimit që mund ta ketë Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës.
Në një deklaratë dhënë gazetës “Zëri”, DioGuardi ka thënë se Kosova duhet të jetë tërësisht e lirë nga ndikimi i Serbisë.
Mirëpo, në këtë kontekst analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, ka thënë se më e rrezikshme se ndikimi i Listës Serbe apo kujtdo tjetër është paaftësia e shqiptarëve për të kapërcyer interesin vetjak kur ky është kundër interesit të shoqërisë.
Sipas tij, është e trishtueshme kjo që po ndodh në Kosovë në këtë aspekt. Ndërkohë në anën tjetër, shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë Nataliya Apostolova në një deklaratë të saj, të lëshuar menjëherë pas certifikimit të rezultateve, ka thënë se Kosova duhet të formojë një Qeveri të fortë, e cila do të jetë në gjendje për t’i adresuar reformat që populli kërkon.
Të tjera
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...