Lajme

Kosova ndihmon edhe me 200 mijë euro të tjera Shqipërinë për pasojat e tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 17 February 2020

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ministri Besnik Bislimi po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Together Albania” qëllimi i së cilës është të ndihmojë financiarisht Shqipërinë pas dëmeve të tërmetit.

Në këtë njoftim thuhet se Qeveria e Kosovës ka zotuar edhe një shumë tjetër prej 200 mijë euro përveç ndihmës prej 500 mijë euro që iu bë Shqipërisë menjëherë pas goditjes nga tërmeti.

“Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Together for Albania”, e cila ka për qëllim të ndihmojë financiarisht Shqipërinë në fazën e rehabilitimit pas termetit të nëntorit të vitit 2019. Qeveria e Republikës së Kosovës ka zotuar shumën prej 200,000 euro, për ta ndihmuar Shqipërinë në fazen e rehabilitimit dhe rindërtimit, shumë kjo që i shtohet ndihmës financiare prej 500,000 euro që Qeveria e Kosovës kishte ofruar menjëherë pas tërmetit” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera