Kosova mund të rrëshqasë drejt një krize tjetër politike
Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 04 December 2019
Vendi mund të rrëshqasë drejt një krize politike pas dështimit që të mbërrihet marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike.
Edhe pse të martën nuk ka pasur ndonjë takim mes këtyre subjekteve, përfaqësues të tyre kanë polemizuar në distancë për shkaqet që pamundësuan arritjen e marrëveshjes.
Vetëvendosje e konsideron maksimaliste kërkesën e LDK-së që për postin e presidentit të mos japë si kundërpeshë asnjë ministri.
Nëse LDK-ja e synon edhe postin e presidentit, për LVV-në resorët e Qeverisë nuk mund të ndahen pesë me pesë, por gjashtë me katër për LVV-në. Kjo është refuzuar nga ana e LDK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nëse Vetëvendosja nuk pajtohet që LDK-ja ta ketë postin e kryeparlamentarit dhe presidentin, kundëroferta e partisë që doli e dyta në zgjedhje është që kryeministri t’u mbetet atyre e pozitat e tjera VV-së. Këtë qëndrim e ka shpalosur të martën për mediet sërish nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.
“Ne kemi menduar që kryeparlamentari, presidenti dhe gjysma e ministrive me i taku LDK-së, pjesa tjetër, kryeministri me ministri me i taku VV-së, ose e kundërta. Nëse atyre iu duket shumë, mund të bëhet edhe e kundërta, ne e pranojmë edhe variantin e kundërt, kryeministri me qenë i yni e ndoshta edhe ndonjë ministri tepër ua kishim dhanë”, ka thënë Veliu.
Por për Vetëvendosjen kjo është e papranueshme.
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...