Sport

Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve në grupmoshat U17 dhe U19

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 09 December 2020

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionateve Evropiane 2022 për ekipet kombëtare të grupmoshave 17 dhe 19-vjeç. Kombëtarja U17 e Kosovës është shortuar në Grupin 9, ku bëjnë pjesë edhe Austria, Sllovenia dhe Ishujt Faroe.

Ndërkaq, Kombëtarja U19 e Kosovës do të luajë në Grupin 10, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Gjeorgjia dhe Uellsi.

Ndeshjet kualifikuese në të dyja grupmoshat do të zhvillohen në formë mini-turneu në vjeshtën e vitit të ardhshëm, ku dy ekipet e para në secilin grup dhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta do të kalojnë tutje.

-Advertisement-

Në ditët vijuese UEFA do të vendosë datat e sakta të këtyre kualifikimeve dhe vendin organizator të mini-turneut në secilin grup.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera