Lajme

Kosova merr dritën jeshile në LIBE, Pacolli: Edhe një sfidë para se të udhëtojmë pa viza

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 30 August 2018

Zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, duke komentuar votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme, në Parlamentin Evropian, ka shkruar se tanimë vendi ynë është një hap më afër.

Ai ka shkruar në facebook se mbetet edhe sfida e fundit, do të ia dalin.

“Urime Kosovē !

-Advertisement-

Edhe një hap më afër; Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.Mbetet edhe sfida e fundit, do të i’a dalim!”, ka shkruar ai në facebook.

Lexo edhe: Kosova merr dritën e gjelbër për liberalizim

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera