Lajme

Kosova me kushte të plotësuara, por BE-ja do “liberalizim” për Katarin e Kuvajtin

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 28 April 2022

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ka njoftuar se kanë propozuar që të hiqen vizat për qëndrim të shkurtër në BE për Katarin dhe Kuëaitin.

Schinas ka thënë se propozimi vie si rezultat i suksesit të qeverive të këtyre vendeve në arritjen e reformave, raporton Gazeta Express.

“Sot ne po propozojmë udhëtimin me qëndrim të shkurtër pa viza në BE për qytetarët e Katarit dhe Kuvajtit. Ky është rezultat i suksesit të jashtëzakonshëm të të dy qeverive në arritjen e reformave të gjera dhe pasqyron intensitetin dhe thellësinë në rritje të marrëdhënieve të BE-së me të dy vendet”, ka thënë Schinas.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera