Kosova kritikohet për progres të ngadaltë në gjykimin e krimeve të luftës
Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 04 April 2022
Vetëm një aktakuzë është ngritur vitin e kaluar për krime lufte të kryera në konfliktin e viteve 1998-1999 dhe vetëm dy të dyshuar janë arrestuar, thuhet në një raport të ri nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.
Nën dyshimin për krime lufte sipas këtij raporti, po ashtu thuhet se edhe pesë raste janë në proces e sipër nëpër gjykata.
Shefja e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, tha se hetimi dhe ndjekja penale e krimeve të luftës mbetet një sfidë sepse shumë të dyshuar nuk janë në vend.
“Prokuroria ka trajtuar raste dhe ka ngritur aktakuza në rastet kur kemi siguruar prezencën fizike të të pandehurit. Nuk mund të ngremë aktakuzë në rastet kur nuk kemi prezencë të autorëve”, tha Hajdari.
Hajdari shtoi se megjithëse ligji i Kosovës lejon gjykimin në mungesë, vendimet janë pothuajse të pazbatueshme në raste të tilla. Ajo shtoi se mbi 1,000 raste krimesh lufte janë në pritje.
Aktakuza më e fundit akuzonte një shqiptar etnik, të identifikuar vetëm me inicialet M.A., për përfshirje në kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve në fshatin Izbicë më 28 mars 1999, kur forcat serbe vranë gjithsej 147 shqiptarë të Kosovës.
Ambasadori britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott, në prezantimin e raportit tha se hetimi i krimeve të luftës në Kosovë mund të përshpejtohej, nëse do të kishte bashkëpunim gjyqësor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Abbott tha se një sfidë e madhe është se shumë nga autorët e krimeve tani kanë vdekur, ose nuk janë në Kosovë, si i dyshuari M.A., i cili jeton në Beograd. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk i ekstradon të dyshuarit në Prishtinë.
Abbott shtoi se një problem shtesë është se “shumë të mbijetuar janë të vdekur, ose shumë të moshuar për të dëshmuar”.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Pas vitit 2008, misioni i BE-së për sundimin e ligjit EULEX ishte përgjegjës për hetimin e krimeve të luftës.
EULEX përfundoi procesin e dorëzimit të dosjeve të krimeve të luftës në prokurorinë dhe gjykatat e Kosovës në vitin 2018, dhe raste të tilla tani janë në duart e gjyqësorit vendas/balkaninsight.
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...