Sport

Kosova kërkon me çdo kusht fitoren kundër Jordanisë, ja formacionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 10 November 2021

Sot me fillim nga ora 18:00 Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Jordanisë, ku do ta kërkoj me çdo kusht fitoren e parë nën urdhrat e trajnerit Primoz Gliha.

Në këtë ndeshje, Kosova rikthehet nga humbja me rezultat 2:1 kundër Gjeorgjisë, kurse Jordania rikthehet nga fitorja me rezultat 3:1 kundër Uzbekistanit, përcjell KosovaPress.

Ndërsa, në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, formë më të mirë ka treguar Kombëtarja e Jordanisë ku ka regjistruar katër fitore dhe një humbje, krahas Kosovës që ka një fitore, një barazim dhe tre humbje.

-Advertisement-

Në ndeshjen e sotme, probleme me mungesa të lojtarëve do të ketë vetëm Kosova, ku nuk do të paraqiten Elbasan Rashani, Zymer Bytyqi, Lirim Kastrati dhe Bersant Celina, kurse trajneri i Jordanisë do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Kosova (4-4-2): Arijanet Muric; Florent Hadergjonaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda; Valon Berisha, Florian Loshaj, Ibrahim Dresevic, Toni Domgjoni; Vedat Muriqi, Milot Rashica

Jordania (4-3-3): Yaseen; Khairullah, Yaseen, A-Arab, Al-Dmeiri; Abdel-Rahman, Haddad, Yaseen; Faisal, Odai Al-Saify, Hamza Al-Dardour

18:00 Kosova – Jordania (Stadiumi Fadil Vokrri)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera