Lajme

“Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave”

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 12 October 2018

“Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave”.

Kështu ka deklaruar të premtën komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, shkruan gazeta Infokus.

Gabriel e cila në Kosovë u prit nga zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ministri për Inovacion Besim Beqaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka thënë gjithashtu se është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu me shtet që të merret ky vendim.

-Advertisement-

“Kosova ka punuar shumë për të fituar liberalizimin e vizave dhe mund të iu urojmë për të gjitha këto. Është e rëndësishme të vazhdohet me dialog me të gjitha shtetet që të merret vendimi sa më shpejt. Të gjitha kriteret janë plotësuar, por nuk është proces i lehtë. E keni këtë potencial dhe është e rëndësishme që të vazhdoni. Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për ju dhe vazhdoni të punoni brenda vendit tuaj”, ka thënë ajo.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka thënë se liberalizimi i vizave është test që mat kredibilitetin e Evropës me Kosovën.

“Komisioni Evropian ka qenë i qartë, Parlamenti Evropian ka qenë i qartë ne na duhet të punojmë. Unë ende nuk jam me atë që të ngrisim shumë tensionin në publik ,të punojmë më shumë me kryeqytete. Në fund të vitit do të shihet se a është bërë fer me Kosovën apo jo, a është i drejtë me Kosovën a jo. Nëse ka një test që mat kredibilitetin e Evropës në raport me Kosovën është liberalizimi i vizave. Do të ishte ironi që mandej ne në vitin 2019 të besojmë që BE-ja do ta bindë Serbinë që ta njoh Kosovën nëse nuk ka kapacitete të brendshme të marrë vendim për liberalizimin”, ka thënë ai./Gazeta infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera