Lajme

Kosova ia bën sefte konferencës ndërkombëtare për ekonomi digjitale “Digitalks”

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 12 October 2018

Për herë të parë do të mbahet në Kosovë konferenca ndërkombëtare për ekonomi digjitale, “Digitalks”.

Në këtë konferencë me ftesë të ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të marrë pjesë edhe komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, shkruan Gazeta inFokus.

Kosova konsiderohet se po ec me trende shumë më të shpejta se të shteteve të rajonit me ekonominë digjitale.

-Advertisement-

Kjo konferencë ka për synim të jetë vjetore dhe për çdo të mbledhë në Prishtinë palë të interesuara nga brenda e jashtë vendit, të cilët do të ndajnë dhe shkëmbejnë praktikat dhe politikat më të mira për nxitjen e inovacionit.

Konferenca do të fillojë të premten nga ora 10:00 në Hotel Emerald. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera