Sport

Kosova i shiti të gjitha biletat për miqësore, ndërsa Shqipëria për ndeshje kualifikuese i ka shitur vetëm 56% të biletave

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 21 March 2019

Kombëtarja e Shqipërisë do ta nisë fazën kualifikuese për “EURO 2020” ndaj Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Stadiumi i Shkodrës duket se nuk do të mbushet në kapacitetet maksimale, pasi deri tani janë shitur vetëm 9 mijë bileta. Informacion i marrë nga Telesport nëpërmjet agjencisë së shitjes së biletave.

-Advertisement-

“Loro Boriçi” ka një kapacitet total prej 16 mijë vendesh., që i bie se për ndeshjen ndaj Turqisë janë shitur vetëm 56.25% e biletave.

Kujtojmë së Kosova i ka shitur të gjitha biletat për miqësoren ndaj Danimarkës, por edhe për ndeshjen e parë kualifikuese për “EURO 2020’ ndaj Bullgarisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera