Sport

Kosova gjenë zavendësuesin e Albert Bunjakit

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 09 September 2017

Albert Bunjakut i kanë mbetur edhe dy ndeshje për të drejtuar Përfaqësuesen e Kosovës.

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, ka nisur të hulumtojë opsionet e mundshme për të zëvendësuar Bunjakun.

Gazeta Olle mëson se njëri nga opsionet është trajneri i mirënjohur slloven, Srecko Katanec.

-Advertisement-

Problemi tek ai qëndron se momentalisht është duke drejtuar Slloveninë, me të cilën ka gjasa të zë pozitën e dytë në grup, që i dërgon në barazh për Kampionatin Botëror.

Nëse Sllovenia nuk kualifikohet dhe ai largohet pas katër vitesh drejtimi të Sllovenisë, ka gjasa të nis bisedimet me Kosovën.

Katanec në vitin 2002, kishte kualifikuar Slloveninë në Kampionatin Botëror.

Në kohën si futbollist, ai ishte bashkëlojtar me Fadil Vokrrin, në kohën kur luanin në Partizan të Beogradit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera