Sport

Kosova fiton miqësoren me Shqipërinë në futbollin e të amputuarve

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 21 September 2025

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës në futboll për të amputuar ka fituar ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë, e cila u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Rezultati përfundimtar ishte 3:1 në favor të Kosovës.

Sipas njoftimit, golat për Kosovën i shënuan Arben Isufi, Engjëll Haxhikadria dhe Arben Prekopuca, ndërsa për Shqipërinë realizoi Liliano Kikia.

FFK thekson se kjo miqësore shërbeu si test për të dyja kombëtaret në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ku gjenden në grup me Rumaninë dhe Skocinë.

-Advertisement-

Në fund të takimit, për të dyja ekipet u ndanë medalje në shenjë respekti dhe vëllazërie.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy