Lajme

Kosova e vetmja në Evropë që i bëhet vegël Erdoganit

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 31 March 2018

Në Kosovë është dhënë alarmi se vendi do të përballet me dy pasoja më të mëdha, pas arrestimit e deportimit të fshehtë të gjashtë shtetasve turq, të dyshuar në Turqi si pjesëtarë të organizatës së Fetullah Gylenit. Perëndimi do ta shohë ndryshe Kosovën pas këtij veprimi, ndërsa nga brenda shteti do të përballet me krizë politike, shkruan sot Koha Ditore.

Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur qysh të premten, një ditë pas aksionit për të cilin tre krerët më të lartë institucionalë kanë thënë të mos kenë qenë në dijeni. Subjektet opozitare qenë deklaruar këtë javë se nuk do të mbështesnin ndonjë mocion mosbesimi kundër Qeverisë që e humbi shumicën me t’u larguar Lista Serbe nga koalicioni, por të kundërtën e kanë theksuar menjëherë pas skandalit me deportimin e turqve. Madje, dhënia e përgjegjësisë nga niveli i lartë, është përmendur edhe nga eksponentë të pushtetit.

Kadri Veseli, kryeparlamentar dhe kryetar i partisë kryesore në koalicion, PDK-së, ka drejtuar gishtin edhe nga vetja.

-Advertisement-

“Unë kisha dashur që në emër të popullit të vuajtur tonit, t’u kërkoj shumë falje familjarëve, në rend të parë. Nuk kemi mundur të bëjmë më shumë. Përgjegjësi kemi të gjithë… Përgjegjësi kam unë si kryetar i Kuvendit, përgjegjësi ka kryeministri, përgjegjësi ka presidenti, e ata dy me të drejtë janë shkarkuar dhe duhet me ecë, veç nuk është pjesa e fundit e përgjegjësisë”, ka thënë Veseli. “Thashë edhe një herë: nuk është pjesa e fundit dhe jam shumë i vetëdijshëm për këtë që po flas, për arsye që gjërat e tilla nuk do t’u bëjnë shërbim as raporteve me shtetin mik turk”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera