Lajme

Kosova e Shqipëria me ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 17 July 2024

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se gjatë takimit me homologun Sveçla kanë diskutuar lidhur me vijimin e marrëveshjeve mes dy vendeve për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit.

“Pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit”, shkruan ministri Balla.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera