“Kosova e Re” do të ndërtohet edhe pa mbështetjen e ndërkombëtarëve
Autori: Agnesa Çitaku 16:47 | 19 November 2018
Termocentrali “Kosova e Re” do të ndërtohet. Me ose pa përkrahjen e ndërkombëtarëve, Qeveria e Kosovës është e vendosur ta qoj deri në fund projektin që ka nisur gati një dekadë më parë.
As largimi i Bankës Botërore e Bankë Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk kanë bindur Qeverinë e Kosovës të heq dorë nga ky projekt.
Ky termocentral konsiderohet si zgjidhja e vetme për sigurimin e furnizimit me energji.
Kështu kanë thënë për Gazetën inFokus nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
“Kosova e Re” do të finalizohet sepse është e vetmja zgjidhje për të arritur sigurinë e furnizimit me energji, që direkt ndikon në sigurinë nacionale të vendit. Ne, do të avancojmë me projekte alternative nga burimet e ripërtëritshme, por nuk mund dhe as nuk guxojmë të eksperimentojmë me sigurinë e vendit. Andaj, ne jemi të përkushtuar që ta finalizojmë këtë Projekt, i cili është bazament për zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në përgjigjen e MZHE-së.
E sipas tyre edhe pas mosmbështetjes së dy bankave, ContourGlobal ka gjetur disa institucione për financimin e këtij projekti, shkruan gazeta inFokus.
“Sipas Marrëveshjeve Komerciale, investitori ContourGlobal është i obliguar që ta sigurojë financimin. Me këtë rast, 30% e financimit vjen nga ekuiteti i vetë investitorit, pastaj rreth 30% do të sigurohet nga Kompania që do të përzgjidhet për EPC, si dhe pjesa tjetër nga kredi të cilat do t’i sigurojë investitori. Sipas informacioneve që na ka dhënë ContourGlobal, janë disa Institucione Financiare Ndërkombëtare të gatshme për financim të këtij projekti. Këto institucione të mëdha financiare janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, si dhe nga disa vende të Bashkimit Evropian.”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Ministrisë.
Madje sipas tyre ndërtimi i termocentralit do të filloj në kohën e parashikuar.
“Nëse çdo gjë shkon sipas një dinamike të paraparë ne presim që në pjesën e parë të vitit 2019 të fillojë ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re”, thonë nga MZHE.
Ndryshe projekti për ndërtimin e Termocentrali “Kosova e Re” në Kosovë kishte filluar 14 vite më parë.
E në dhjetor në 2017-es kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe CEO i kompanisë Countur Global, Joseph Brandt, kanë nënshkruar marrëveshjet komerciale për ndërtimin e këtij termocentrali.
“Kosova e Re” do të ketë kapacitet prej 500 megavatësh, dhe do kushtojë 1.3 miliard euro.
Rreth një muaj më parë Banka Botërore ka bërë të ditur se nuk do të mbështesë termocentralin “Kosova e Re”.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim kur u pyet lidhur me qëndrimin e Bankës Botërore për mbështetjen e projektit me qymyr në Kosovë.
“Na kërkohet me aktet tona nënligjore të ndjekim opsionet me kosto më të ulët – meqë burimet alternative tani janë nën koston e qymyrit. Padyshim, nuk do ta mbështesim një projekt të tillë”, citohet të ketë thënë Kim.
E reagimi i kompanisë Countur Global ishte i menjëhershëm. Ata bënë të ditur se edhe Bankën Botërore ndërtimi i termocentralit do të filloj, shkruan gazeta inFokus.
“Roli i Bankës Botërore kurrë nuk ka qenë që të sigurojë financimin e projektit dhe deklaratat për këtë projekt nuk kanë asnjë ndikim në këtë projekt. Ne, së bashku me Qeverinë e Kosovës, jemi të vendosur për ta vazhduar me projektin”, kanë thënë nga”ContourGlobal”.
Edhe Oda Amerikane e Kosovës e pati vlerësuar si të domosdoshëm ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
“Termocentralet ekzistuese operojnë me teknologji shumë të vjetër, ndërsa një defekt më serioz i tyre do të përballte Kosovën me krizë energjetike, si dhe do të rriste varësinë ndaj importit, duke nxitur rrjedhimisht edhe rritjen e çmimit të energjisë”, thuhet njoftimin e OAK-së.
Por një muaj më vonë mos mbështetjen për ndërtimin e këtij termocentrali e ka konfirmuar edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, shkruan gazeta inFokus.
“BERZH-i nuk e konsideron këtë projekt”, ishte përgjigja që ka dhënë BERZH-i.
Termocentrali “Kosova e Re” pritet të prodhojë 450 MGW energji në orë ndërsa pas futjes në funksion të tij, Termocentrali “Kosova A” do të ndalet./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...
-
Rama tregon se po instalojnë ashensorë në banesa kolektive: Ka kërkesa që nga viti 2016
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëp...
-
Haradinaj pas vdekjes tragjike të të riut nga Prizreni: Apel për siguri dhe përgjegjësi më të lartë institucionale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vd...
-
Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s: Diskutuam për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të...
-
Haradinaj me tubim madhështor në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konserva...
-
Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malis...
-
“Shkatërruesit e shtetit i quajtën njerëzit e UÇK-së mercenarë”, Limaj me fjalim të fuqishëm në konventë, premton ‘Veç vepra’
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në fjalimin e tij në konventën e mbajtur s...