Sport

Kosova e para në xhudo, lë prapa edhe Japoninë me finale të fituara

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 14 August 2019

Judo Inside ka publikuar një artikull përmes së cilës tregon për artin e triumfit në finale, gjë të cilën Kosova e ka perfeksionuar në këto dhjetë vitet e fundit.

Madje Kosova ka lënë prapa vendin e origjinës së xhudos, Japoninë, transmeton Koha.net.

“Japonia ka fituar 65 për qind të të gjitha finaleve, që është e dyta më e larta pas Kosovës. Për dhjetë vite Kosova ka fituar 69 për qind të finaleve dhe më 2009 ishte hera e parë kur Majlinda Kelmendi fitoi për të parën herë titujt e Evropës dhe Botës për juniorë”, thuhet në shkrimin e Judo Inside.

-Advertisement-

Republika çeke dhe Kuba kanë nga 50 për qind, të pasuara nga Gjeorgjia, Kora me 55 për qind. Franca ka fituar 54 për qind të finaleve.

Derisa Rusia, Brazili e Holanda kanë fituar vetëm 50 për qind të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera