Kosova e mund Qipron, bëhet lidere e grupit

Autori: Gazeta inFokus
20:02 | 02 June 2022
Kosova ka arritur që ta mposhtë Qipron me rezultat 0-2 në kuadër të Ligës së Kombeve
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, ndërsa pjesën e dytë “Dardanët” e nisën furishëm duke krijuar shanse të mira shënimi, ku Qipro u mbajt deri në minutën e 65-të ku shënoi Valon Berisha për t’ia dhuruar epërsinë fillestare Kosovës.
13 minuta më vonë ishte Edon Zhegrova ai që e dyfishoi epërsinë e Kosovës, gol ky që ishte edhe rezultati final.
Më vonë, do të luaj edhe Greqia kundër Irlandës së Veriut, që janë në grup me Kosovën.
Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë ajo kundër Greqisë të dielën në “Fadil Vokrri.
85’ Kanë mbetur edhe pesë minuta nga koha e rregullt mes Kosovës e Qipros, kur rezultati është 0-2 në favor të Kosovës falë golave të Berishës e Zhegrovës.
78’ Kosova ka gjetur edhe golin e dytë me një realizim fantastik nga Edon Zhegrova i cili shënoi për golin e qetësisë kundër Qipros. Tani, rezultati është 2-0 në favor të “Dardanëve”.
65’ Kosova ka kaluar në avantazh përballë Qipros me një gol mjaftë të bukur nga Valon Berisha, i cili nga distanca e mposhti portierin kundërshtar.
60’ “Dardanët” po vazhdojnë t’i japin mbështetje lojtarëve të Kosovës në “AEK Arena” të Qipros, ku nuk ka munguar as kënga “besa besë” e kënduar nga ta. Kosova në pjesën e dytë po luan shumë më mirë se Qipro, duke krijuar raste shumë të rrezikshme por akoma rezultati mbetet 0-0.
52′ Kosova e ka nisur mjaftë mirë pjesën e dytë ku me anë të Muriqit arriti ta krijojë një shans të mirë shënimi, por nga afërsia ai nuk u tregua i saktë.
46’ Ka nisur pjesa e dytë në “AEK Arena” mes Qipros e Kosovës, ku pas 45 minutave të para rezultati mbetet ende i barabartë. Deri më tani asnjëri trajner nuk ka bërë ndonjë ndryshim në formacion.
45:00 Ka përfunduar pjesa e parë mes Qipros e Kosovës me rezultat 0-0. Ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve u luajt me intensitet të barabartë, ku në 20 minutat e parë dominimin e kishte Kosova, për ta kthyer në balancë pastaj Qipro, por pa krijuar raste të rrezikshme për gol.
40’ Kanë mbetur edhe 5 minuta lojë mes Qipros e Kosovës, ku ende nuk ka ndryshim në rezultat.
30’ Gjysmë ore lojë ka kaluar në “AEK Arena” mes Qipros e Kosovës, ku rezultati po vazhdon të jetë ende i barabartë, ashtu siç është edhe dominimi në fushë.
22’ Qipro tani e ka marrë dominimin përballë Kosovës, ku në disa raste po shfaqet e rrezikshme, por nuk po arrin që ta gjejë rrjetën e golit.
15’ Kanë kaluar një çerek ore lojë në Qipro, ku “Dardanët” edhe më tej po vazhdojnë ta dominojnë ndeshjen duke krijuar disa gjysmë-raste, por pa rrezik të madh ndaj portës së kundërshtarit.
10’ Rasti më i mirë deri më tani u krijua në minutën e 10-të të takimit, ku Rashica u lirua mjaft mirë, por që nuk arriti ta gjejë Muriqin në afërsi të golit, rezultati mbetet ende 0-0.
7’ Kanë kaluar 7 minuta lojë në stadiumin “AEK Arena”, ku deri në këto momente Kosova e ka dominimin e ndeshjes, por pa arritur të krijojë ndonjë rast të rrezikshëm.
1’ Ka nisur ndeshja e parë në Ligën e Kombeve për Kosovë. Të parët që luajnë me topin janë “Dardanët”.
Të tjera
-
AKP-ja e Albin Kurtit nuk po mbyllet, por është kthyer në “Agjenci të Punësimeve Masive”
Dikur Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë kërkonte me ngulm zhbërjen e ...
-
Rama ironizon BE-në: Shpresoj që Ukraina të mos mbetet kandidate për 117 vjet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh i lumtur që Ukrainës iu dha sta...
-
PAMJE/ Lopët kullosin midis qendrës së Pejës, alarmohet komuna
Disa lopë janë parë në qendrën e qytetit të Pejës, të dielën. Kështu shihe...
-
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur
Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrug...
-
Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftime
Gjenerali i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, i ka thënë homologut të ti...
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...