Sport

Kosova e mbyll vitin 2024 me fitore

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 18 November 2024

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të marrë pikët e plota ndaj Lituanisë, në ndeshjen e fundit të zhvilluar për vitin 2024.

Kosova arriti fitore me rezultat minimal 1:0, falë golit të shënuar nga Muharrem Jashari.

Jashari ishte protagonisti i ndeshjes pasi arriti të shënoj golin e fitores në minutën e pestë të takimit, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45-të.

-Advertisement-

Kosova kishte vështirësi gjatë pjesës së dytë, megjithatë arriti ‘të mbijetoj’.

Me këtë fitore, Kosova siguron pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera