Kosova e Maqedonia Veriore diskutojnë mbi programin për bashkëpunim ndërkufitar
Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 16 March 2022
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale (MVL) e Maqedonisë së Veriut, sot kanë mbajtur Forumin Konsultativ IPA II, programi i bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut. Gjatë këtij takimi u tregua se së shpejti do të lansohet edhe thirrja e ardhshme për aplikim për zonat e komunave të përfshira me vlerë prej rreth 3 milionë euro.
Aty u theksua se tematika e kësaj thirrjeje lidhet me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, mbrojtja e mjedisit, promovimi i ndryshimit të klimës menaxhimi dhe parandalimi rreziqeve.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi u shpreh se zhvillimet e fundit në botë po tregojnë nevojën për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërkufitar.
Ai ka thënë se deri më tani në kuadër të këtij programi kanë financuar 14 projekte të përbashkëta, ndërsa me thirrjen e radhës presin të shtohet numri i këtyre projekteve.
“Deri më tani në kuadër të IPA ll kemi financuar gjithsej 14 projekte të përbashkëta dhe presim që ky numër të shumëfishohet përmes thirrjes së radhës dhe fillimit të implementimit të programit IPA lll 2021-2027. MAPL së bashku me Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale në Maqedoni të Veriut dhe stafin e përbashkët të Sekretariatit Teknik në Prishtinë dhe Kumanovë është e gatshme dhe në dispozicion tuaj për të ofruar mbështetje në të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me aplikimin dhe implementimin e projekteve”, tha ai.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale i Maqedonisë Veriore, Goran Milevski tha se programe të tilla si kjo IPA ll ndihmojnë bashkëpunimi ndërkufitar ndërmjet dy vendeve fqinje.
Ai u shpreh se përmes këtij takimi do të informojnë kryetarët e komunave për fazën finale të thirrjes së tretë e cila pritet të hapet në fund të këtij muaji dhe ka vlerën rreth 3 milionë euro.
“Projekti i IPA ll i zbatuar nga MAPL dhe bashkëpunimi është krijuar në bashkëpunimin e parë ndërmjet dy shteteve dhe është përgatitur si i pari. Periudha e dytë e projektit IPA kemi pasur 40 programe të përbashkëta dhe fonde nga BE. Nga pjesa jonë bashkëfinancimi i projekteve është dhënë deri 377 milionë euro dhe të gjitha këto janë zbatuar në fazën e zbatimit. Pra, projekte strategjike u zbatuan në pikat kufitare dhe është një praktikë që dëshirojmë ta marrim edhe pjesën tjetër të projektit dhe është interesante dhe rëndësishme që dëshirojmë ta ndajmë me kryetarët e komunave është faza finale e thirrjeve për propozimeve që pritet të njoftohet deri në fund të muajit dhe vlera është diku rreth 3 milionë euro që do të jepet zyrtarëve të dy shteteve dhe tjera thirrje do jetë për periudhën deri në vitin 2027”, tha ai.
Menaxheri i programit CBC i Zyrës së BE-së në Kosovë, George Papagiannis u shpreh se qëllimi i këtyre projekteve është rrija e bashkëpunimi ndërkufitar.
Ai u shpreh se për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni të Veriut, BE ka ndarë fond prej 8.5 milionë eurosh përmes të cilit janë kontraktuar 14 projekte, 9 prej tyre kanë qenë për komunat.
“Vlera totale që BE e ka kontribuar për këtë është më shumë se 25 milionë për një periudhë shtatëvjeçare dhe kemi edhe një shtatë vjetor që do të nisë vitin tjetër. Për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni e Veriut fondi ishte 8.5 milionë, deri më tani kemi kontraktuar 14 projekte nga të cilat 9 kanë qenë për komunat. Dhe dëshiroj të theksoj se Zyra e BE-së në Kosovë mbështet autoritetet lokale si aplikues dhe duhet ta marrin pronësinë e projekteve dhe të sigurojnë qëndrueshmëri të mëvonshme”, theksoi Papagiannis.
Ndërsa, udhëheqësja e sekretariatit të përbashkët, Albertina Binaku tregoi më shumë rreth programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut. Ajo foli edhe për thirrjen e pestë për të cilët tha se beson se do të lansohet në prill të këtij viti.
“E pesta thirrje për propozime shpresojmë që do lansohet në prill 2022 buxheti i disponueshëm është deri në 3 milionë dhe është një ndarje 2018-2019 dhe 2022. Këto janë projekte tematike që do lansohet prioriteti tematik dy është që inkurajojmë trashëgiminë kulturore dhe natyrore dhe mbrojtja e mjedisit, promovimi i ndryshimit të klimës menaxhimi dhe parandalimi rreziqeve në secilin prioritet tematik ka objektivat specifike që duhet të adresohen në propozimet tuaja”, u shpreh ajo.
Në këtë takim konsultativ ishin të pranishëm kryetarët e komunave të zonave ndërkufitare të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar në mes dy vendeve ka nisur nga viti 2010./Kp
Të tjera
-
Gashi: Qeveria Kurti me afera të jashtëzakonshme korruptive
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka pa...
-
Debati i nesërm Harris-Trump, dhjetëra miliona amerikanë pritet ta ndjekin
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republi...
-
Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osma...
-
“Shkëqyen”,- Pasi gaboi detyrën, merrë teposhtëzën Kurti- Shkëlqen me gabime
Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënës...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reag...
-
Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij
Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit...
-
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se më...
-
Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, z...
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...
-
Së shpejti do të nisë gjykimi ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit
Pas një periudhe afro një vjeçare qëndrimi në paraburgim, së shpejti pritet t...
-
Çfarë po ndodh në rajon? 30 mijë rusë regjistrohen si rezidente të perkohshëm në Serbi
Në një mëngjes vere të nxehtë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, Vadim Morus,...
-
Kurti takoi drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor të Gjermanisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren art...