Kosova e hapur ndaj investimeve austriake
Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 06 March 2018
Austria do të vazhdojë të jetë partner i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës edhe në të ardhmen.
Këtë mbështetje për Kosovën e ka dhënë delegacioni nga Oda Ekonomike Federale e Austrisë, i kryesuar nga Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, në takimin që janë pritur nga Kryeministri Ramush Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj e quajti rast të veçantë vizitën dhe mundësi të mirë për të diskutuar në nivel bilateral për ekonominë në të gjitha nivelet e saja.
“Kosova është një vend i mundësive të mëdha për të investuar. Ne kemi resurset më të mira njerëzore dhe ambient të përshtatshëm që investitorët austriakë të ndjehen të sigurt dhe investimet e tyre të jenë të garantuara. Qeveria ka shpallë prioritetet e saja, ku zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës janë agjendë ditore”, tha Haradinaj.
Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë për të ruajtur marrëdhëniet bilaterale me Austrinë dhe për të shtuar bashkëpunimin në fusha konkrete, aty ku tregu i Kosovës ka më shumë nevojë si dhe përkushtimin që të krijohen kushte sa më të mira legjislative dhe administrative për investitorët austriakë.
Ambasadori Pfandler falënderoi Haradinajn për pritjen e këtij delegacioni, duke thënë se kjo tregon gatishmërinë e kryeministrit që të shtyjë përpara agjendën ekonomike të vendit.
Në takim u përmend roli i Austrisë në Kosovë në fushën ekonomike, ku deri tani mbi 100 kompani të këtij vendi janë angazhuar në projekte konkrete dhe se falë këtij bashkëpunimi çdo ditë e më shumë po rritet numri i kompanive kosovare që eksportojnë në vendet si Austria, Gjermania dhe Zvicra.
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë Abelard Tah...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...