Lajme

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 07 December 2021

Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës dhe Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për njohjen reciproke të licencave për veprimtarinë e tregtimit dhe furnizimit të energjisë elektrike.

Kjo marrëveshje u quajt një hap i rëndësishëm drejtë integrimit te tregut të energjisë elektrike në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha se marrëveshja e sotme është në funksion të integrimit të tregut të energjisë elektrike në mes dy vendeve.

-Advertisement-

“Me qëllim të integrimit të dy tregjeve, sot ne nënshkruajmë memorandumin për njohjen e ndërsjellë të licencave. Një treg i përbashkët do t’i hap rrugë investimeve të reja në sektorin e energjisë”, tha ai.

Ndërkaq, kryesues i Bordit të ERE, Petrit Ahmeti, është shprehur i bindur se kjo marrëveshje e nënshkruar sot do të gjejë menjëherë zbatim në te dyja vendet.

“Këto dokumente që janë hapat e parë të një bashkëpunimi është si një kurorëzim për të pasur një bashkëpunim të frytshëm në mes të dy vendeve. E kam besimin e plotë që do të funksionojë”, tha ai.

Këtë marrëveshje e kanë quajtur tejet të rëndësishme edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizavanolli dhe zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Ilir Bejtja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera