Kosova dhe Shqipëria do t’i njohin nesër kundërshtarët e kualifikimeve të “Euro 2024”
Autori: Gazeta inFokus
18:00 | 08 October 2022
Kosova dhe Shqipëria këtë të diel do të njoftohen me kundërshtarët që do t’i kenë përballë në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2024, me shortin që do të hidhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe do të nisë në ora 12:00.
Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe për këtë arsye nuk merr pjesë ne short.
Bazuar në vendimet e mëparshme të UEFA-s, Rusia është e përjashtuar nga shorti dhe nga këto eliminatore.
53 ekipet kombëtare që marrin pjesë në shortin e kualifikueseve më 9 tetor 2022, janë klasifikuar nëpër 6 vazo në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022/23, dhe do të ndahen në dhjetë grupe kualifikuese, shtatë nga të cilat me pesë skuadra (nga Grupi A deri në Grupin G) dhe tre grupe me nga gjashtë skuadra (nga Grupi H deri në Grupin J, transmeton express.
Ndeshjet e fazës kualifikuese do të nisin në muajin mars 2023 dhe do të përfundojnë në nëntor 2023.
Në përfundim të kualifikueseve, 10 skuadrat e renditura të parat në grupe së bashku me 10 vendet e dyta do të kualifikohen automatikisht për në fazën finale.
Tri skuadrat e tjera pjesëmarrëse do të dalin nga faza “play-off”, që do të zhvillohet në mars 2024.
Faza finale e Evropianit, ku do të marrin pjesë 24 skuadra, do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024 në Gjermani.
Katër finalistët e UEFA Nations League e më konkretisht Holanda, Kroacia, Spanja dhe Italia, do t’i luajnë ndeshjet finale të këtij kompeticioni në qershor 2023.
Si pasojë, këto skuadra i kanë vetëm tetë ditë ndeshjesh në dispozicion për fazën e grupeve të eliminatoreve dhe duhet të pozicionohen në grupe me pesë skuadra në këtë short.
Bazuar në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s këto skuadra kombëtare nuk mund të shortohen në të njëjtin grup: Armeni/Azerbajxhan, Bjellorusi/Ukrainë, Gjibraltar/Spanjë, Kosovë/Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë/Serbi.
Disa shtete paraqesin kushte të vështira atmosferike gjatë dimrit për të luajtur futboll dhe për ta minimizuar rrezikun e ndikimit të motit në ndeshje është vendosur që maksimumi dy shtete të tilla të jenë në të njëjtin grup.
Vendet që paraqesin vështirësi gjatë dimrit janë Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania dhe Norvegjia.
Gjithashtu do të shmanget edhe përballja në grupe e disa vendeve që përfaqësojnë një distancë shumë të largët udhëtimi nga njëra-tjetra dhe një maksimum prej një çifti të tillë mund të vendosen në të njëjtin grup.

T� tjera
-
Lëndimi i ushtarit të FSK-së, Kabashi-Ramaj kërkon hetim dhe transparencë: Siguria e ushtarëve është përgjegjësi e shtetit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka reaguar li...
-
Tentoi ta vriste vëllain me AK-47, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë, detaje
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se se ndaj të pandehurit me inic...
-
Kalon mocioni i PDK-së, Ligji për Specialen në rend dite
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, në emër të kësaj p...
-
Nën masa të larta sigurie mbahet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt
Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi ...
-
Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës vjen dimri, puno të mos shtrenjtohet rryma
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka kritikuar min...
-
“Mos e prekni KFOR-in”, ekspertët amerikanë i bëjnë thirrje Pentagonit të mos tërheqë trupat nga Kosova
Mark Montgomery dhe Ivana Stradner, dy ekspertë të çështjeve të sigurisë kanë...
-
Anton Quni: Djali im kreu shërbimin obligativ ushtarak kroat, për ne Kroacia s’është thjesht vend i huaj, por shtet mik
Deputeti i LDK’së, Anton Quni, sot në foltoren e Kuvendit ka folur për betimi...
-
Shtrenjtimi i jetesës, Nagavci: Krizat ndërkombëtare s’mund të jenë arsyetim për çdo rritje çmimesh
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka dek...
-
Quni: U linçova për djalin, ai e ka pasaportën kroate, ku shërbimi ushtarak është i obligueshëm
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka reaguar pas kritika...
-
Haxhiu për Ligjin për Specialen: Nuk është në rend dite të seancës së Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për D...
-
Haradinaj kërkon monitorimin e vizitave të politikanëve serbë: Kush shkel ligjin, të arrestohet
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve n...
-
Osmani: LDK-ja nuk mbështet rikthimin e ligjit të njëjtë për Specialen
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Vjosa Osmani, ka deklaruar se që...




































