Lajme

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje në Bruksel – shtyhet vendimi i targave – serbët kthehen në institucione

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 15 November 2022

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë arritur marrëveshje në Bruksel për targat.

Burimet e Paparacit kanë thënë për mediumin së marrëveshja mes zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimit dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, ka bërë që Kosova të pajtohet për shtyrjen e afatit për targat për 10 muaj.

Në këtë marrëveshje parashihet që serbët po ashtu të kthehen në institucionet të Kosovës.

-Advertisement-

Këtu bëjnë përjashtim deputetët e Listës Serbe që e kanë humbur mandatin.

Po ashtu, palët janë pajtuar që Asociacioni të krijohet brenda planit franko-gjerman.

Mes tjerash, në marrëveshjen e arritur thuhet që Serbia nuk do t’i pengojë zgjedhjet ne veri por do të marrë pjesë në to.

Megjithatë, BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës shtyrjen e planit për riregjistrimin e makinave, me qëllim shmangien e tensioneve.

Qeveria e Kosovës, megjithatë, ka nisur zbatimin e tij më 1 nëntor. Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese.

Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot zhvilloi takime dypalëshe në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera