Lajme

Kosova dhe Polonia synojnë thellimin e raporteve

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 21 November 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e sapoemëruar të misionit të parë të Republikës së Kosovës në Poloni, Drilon Gashi, njofton ZKM.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Polonisë, me të cilën vitin e kaluar u formalizuan për herë të parë raportet bilaterale, dhe rolin që do të këtë misioni i ri në Varshavë në realizimin e këtyre synimeve.

Me këtë rast, siç njofton kumtesa e kryeministrisë, Kurti i uroi suksese Gashit në përmbushjen e detyrave, përgjegjësive dhe objektivave të përbashkëta dhe i ofroi bashkëpunim të afërt institucional.

-Advertisement-

I pranishëm, përkrah kryeministrit Kurti, ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera